Incidentet në Veri të Kosovës, Meta: Tensionet nga politika hegjemoniste provokative e Beogradit. Apelojmë për dialog!

Meta 2

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa ka dënuar incidentet në Veri të Kosovës, apeloi për dialog mes palëve.

Ai theksoi se tensionet vijnë nga politika hegjemoniste provokative e Beogradit.

“Burim i tensioneve vjen nga politika e vjetër hegjemoniste dhe provokative e Beogradit, i cili kërkon të krijojë tensione të panevojshme në veri të Kosovës dhe në rajonin tonë. Kjo nuk shkon në interes të askujt, se sa të Rusisë. Tregon se kush është faktor që minon vlerat e bashkëjetesës ndëretnike.

Jo vetëm në Kosovë, por dhe në vendin tonë, bashkëpunimin e hapur, gjithëpërfshirës dhe rajonal. Ne mbështesim institucionet legjitime të Kosovës, KFOR dhe institucionet ndërkombëtare. Apelojmë për dialogun si të vetmen rrugë jo vetëm të normalizimit të situatës atje për qytetarët, por për të ecur para drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, për njohjen reciproke dhe bashkëpunimin rajonal.”, tha Meta në një konferencë për shtyp.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×