Kampionati shqiptar bie ndjeshëm në renditjen e UEFA-s/ Shembujt e suksesit vijnë nga vendet fqinjë

Skuadrat shqiptare në këto kualifikuese të kompeticioneve europiane nuk arritën që të korrnin sukses. Të gjitha skuadrat e Superiores s’shkuan dot më shumë se turi i dytë i Ligës së Konferencës, edhe pse Tirana e nisi nga Champions-i. Po ashtu, edhe Partizani me Vllazninë që nuk kaluan dot asnjë tur.

Tirana-Dudelanzhj

Vllaznia e nisur nga turi i dytë, shorti e vendosi përballë një ekipi të fortë, ndërsa Laçi që u duk sikur këtë vit do të shkonte më larg, kaloi vetëm malazezët e Iskrës. Këto paraqitje e kanë dërguar kampionatin shqiptar në vendin e 49-të në renditjen e përgjithshme të UEFA-s.

Një ulje e kuotave të kampionatit në mënyrë të frikshme, pasi vetëm 6 shtete janë pas nesh. Strategjia e ndjekur nga klubet shqiptare, të paktën ato që pretendojnë, nuk shkon më larg se kampionati dhe Kupa, pasi kur dalim në Europë, nuk matemi dot me kundërshtarë të nivelit mesatar apo të ulët.

Ndërkohë, shembujt e suksesit na vijnë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Dy ditë më parë Ballkani u kualifikua në grupet e Ligës së Konferencës, duke hyrë në histori dhe arkëtuar të ardhura marramendëse dhe Shkupi që ishte pranë grupeve apo Shkëndija që kaloi dy ture.

renditja

Kështu që, klubet e Superiores duhet të merren me projekte afatgjatë, pasi me kualifikimin në grupet e këtyre kompeticioneve, vlera e lojtarëve rritet ndjeshëm dhe nuk do të duhet të shesësh 3-4 lojtarë për të arkëtuar një shumë, të cilën mund ta përfitosh duke shitur vetëm një lojtar.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×