Partia Demokratike mbledh sot Kryesinë, situata dhe zhvillimet politike në fokus

Berisha7

Partia Demokratike zhvillon sot mbledhjen e Kryesisë në selinë e PD. Mbledhja do të nisë në orën 17:00.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se në mbledhje do të diskutohet rreth situatës dhe zhvillimeve politike të fundit në vend.

Kjo është mbledhja e parë pas protestës së opozitës më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Gjatë protestës kreu i PD-së Sali Berisha u sulmua nga 31-vjeçari Gerti Shehu, sulm për të cilin akuzoi kryeministrin Edi Rama.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×