
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke reaguar sërish për hedhjen në erë të ‘Prestige Resort’ me urdhër të qeverisë, theksoi se hoteli u shemb paligjshmërisht.
Në një konferencë për mediat Meta theksoi rëndësinë e përmbysjes politike për t’i dhënë mundësi kështu sipas tij drejtësisë që të jetë e pavarur.
“Ka shumë paligjshmëri, siç ishte rast i shembjes kriminale të Prestige Resort pak ditë para samitit europian në vendin tonë. Po ashtu shumë elemente të tjerë që tregojnë qartë se duhet përmbysje politike, për t’i dhënë drejtësisë mundësi që të jetë e pavarur dhe të justifikojë ato pritshmëri që ka pasur opinioni publik.”, tha Meta.
Arena e Lajmit