Sërish të miturit problematikë në Sarandë, kapet një tjetër 16-vjeçar me drogë

Policia

Nuk kanë të ndalur të miturit dhe adoleshentët që po krijojnë probleme për policinë e Sarandës. Një 16 vjeçar është kapur dje nga policia pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur disa doza me lëndë narkotike “cannabis satival.

Për shkak të moshës, i mituri, të cilit nuk i bëhen me dije as inicialet, do të ndiqet në gjendje të lirë nga Prokuroria. Fakti që ai është kapur, sipas policisë, me doza droge, të bën te dyshosh që mund të ketë pasur edhe rolin e shpërndarësit.

Në fakt të miturit po kthehen në problem shqetësues në qytet. Disa ditë më parë 18 vjeçari N. B u kap gjithashtu me një sasi “cannabis sativa” ndërsa 19 vjeçari J. H u kap me një thikë. Të dy sërish po ndiqen në gjendje të lirë nga Prokuroria.

Një tjetër 14 vjeçar ndërkohë kanosi me armë lodër bashkëmoshatarët në shkollën ku studionin ndërsa një 17 vjeçar u shpall në kërkim se kanosi për shkak të detyrës një përmbarues dhe një avokate.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×