Simeone godet në fundin e merkatos, Atletiko e Madrid afron në skuadër ish-mbrojtësin e Realit

Atletiko e Madridit duket se është gati për të kryer një goditje të fundit në merkato, ku është gati të afrojë në Spanjë ish-mbrojtësin e Realit, Serxhio Regilon.

regilon

Renan Lodi do të udhëtojë drejt Anglisë për të firmosur me Notinghem Forestin dhe kështu Simeone e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.

Atletiko ka gjetur akordin me Totenhemin, për ta afruar spanjollin në formën e huazimit dhe siç raportojnë mediat spanjolle, negociatat janë në fazat e fundit, ku çdo gjë pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×