
Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu pohoi se me sulmin ndaj kryedemokratit Sali Berisha, ka ndryshuar dhe strategjia e aksionit opozitar me protesta.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 Balliu tha se me këtë qeveri nuk bëhet ndryshe, duke cilësuar se aksioni i opozitës do të jetë frontal dhe ballor.
“Në mendimin tim regjimi është regjim, banditët janë banidtë, demokracia është demokraci. Kur përballë me politikanë diskuton mendime të ndryshme. Nuk mund të ketë mirëkuptim me bandat e regjimit në demokraci. Nuk mund të flasim me gjuhën e kësaj politike. Qytetarët janë arrestuar për një cigare hashash dhe bëjnë 5 vite burg, kurse ata që kalojnë tonelata i gjen në parlament apo dhe drejtora te Balluku. Se meritojnë ata filozofinë perëndimore.
Se lejojmë që të ulim veten në standarde që i kan ëmësuar te Shkolla e Saukut. Ajo që ndodhi ë 6 dhjetor janë mësuar te Shkolla e Saukut. Ne do mbledhim forumet për protestën. Ka rëndësi shumë nisja e këtij aksioni. Pas atij krimi, forma e aksionit ja ndryshuar. Nuk ka më diskutime me këtë qeveri, nuk është ky opsioni. Nuk është qeveri. Mua më vjen turp, por kam studiuar në Angli për politikë e siguri kombëtare, por këtu nuk ka politikë.
Këtu ka përballje të qytetarëve me drogën dhe krimin. Në një shkollë në Durrës janë parë fëmijët me hashash. Ky ka fytyr dhe në shkolla drogën, po inkriminohet ccdo gjë. Atje gjen hashashi. Ai iu tha shqiptarëve; për ça e do diplomën? Pedagog nuk lan dot taksa, drita, kurse një trafikant rri me ministra e deputetë. Aksioni opozitar do jetë ballor dhe frontal. Ne mund të kemi gabimet tona por kurrë s’mund të akuzohet PD se ka pasur sistem korrupsioni. Në 9 vite institucionet i nxjerrin këtij 9 mld euro dëm. Ku i çon lekët ky që nuk i rrit pagat mësuesve dhe pensionistëve. Qindra mln euro kanë shkuar për kolltukët e këtyre. Këta e kanë mision të varfërojnë shqiptarët. Tani mund të zgjedhin, ose t’ja lënë Shqipërinë këtyre ose t’i zhdukim.”, tha Balliu.
Arena e Lajmit