Tre versione për 1 muaj/ Gazment Bardhi publikon videon: Si mashtroi Rama dhe Balluku Parlamentin për aferën e Portit të Durrësit

Rama Balluku

TIRANË

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi ka publikuar një video me deklaratat e zv.kryeministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama për Portin e Durrësit.

Janë tre versione të ndryshme në harkun kohor të 26 ditëve nga kreu i qeverisë dhe ministrja Balluku. Bardhi shkruan se është fakti më domethënës që shkatërrimi i Portit të Durrësit, do të shndërrohet në pastrimin më të madh të parave në histori.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Qeveria ka mashtruar Parlamentin. Një akt i rëndë dhe i paprecedentë. 👇

Rama-Balluku përgënjeshtrojnë vetveten dhe në më pak se 1 muaj kanë thanë 3 opsione të ndryshme për financimin e portit të ri në Porto Romano.
1. Do ta financojë plotësisht Autoriteti Portual Durrës. Nuk do të jetë koncesion apo PPP.
2. Do ta financojë Autoriteti dhe qeveria.
3. Do të jepet me PPP. 46% qeveria, 54% privati.

Kështu do të ndryshojë edhe financimi për aferën e portit të Durrësit. Nga “Emaar” tek “Alabar” dhe më pas nuk dihet ku do të përfundojnë. Ky është fakti më domethënës që shkatërrimi i Portit të Durrësit, do të shndërrohet në pastrimin më të madh të parave në histori.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×