Videoja që po çmend rrjetin, Pol Pogba kërcënohet nga vëllai i tij: Do ta zbuloni të gjithë se kush është në të vërtetë

Një video e postuar nga vëllai i Pol Pogbasë, Matias, së fundmi ka shokuar rrjetin, i cili ka theksuar se së shpejti do të zbulojë disa sekrete për mesfushorin francez, agjenten e tij dhe sulmuesin e PSG-së, Kilië Mbape.

pogba

“Së shpejti unë do të zbulojë disa gjëra të rëndësishme për Pogbanë dhe Rafaeala Pimenta, gruaja e cila sot është agjentja e tij dhe që ai e quan si një mama të dytë. Për ata që nuk më njohin mua, unë jam një futbollist profesionist dhe vëllai i madh i Pol Pogbasë. Publiku italian dhe francez, shokët e skuadrës, sponsorët, Franca dhe Juventusi duhet të dini disa gjëra për të. Unë dua të zbulojë këto gjëra dhe më pas të tjerët do të vendosin nëse ai meriton vendin e tij në kombëtaren e Francës dhe nderin për të luajtur në Kupën e Botës. Nëse ai meriton të jetë titullar te Juventusi, nëse ai është një person i besueshëm, nëse ai është një person që çdo lojtar meriton ta ketë në krahun e vet”, ishin fjalët e Matias.

Ai gjithashtu theksoi se do të zbulonte dhe disa sekrete për sulmuesin e PSG-së Kilië Mbape, duke iu kërkuar kohë mediave dhe publikut.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar avokati i Pogbasë, i cili ka thënë: “Deklarata e dhënë nga Matias Pogba në mediat sociale nuk janë një surprizë. Ato janë me qëllim për të kërcënuar Pol Pogbanë nga ana e një bande të organizuar. Autoritetet në Francë dhe Italia kanë filluar me hetimin e kësaj rreth një muaj më parë dhe nuk do të ketë asnjë koment deri sa të përfundojnë të gjitha investigimet”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×