
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka ndarë disa foto nga takimet e zhvilluara në SHBA me Presidentin e Instituti Ndërkombëtar Republikan dhe me drejtorin për Europën Paul Mcarthy.
Statusi i plotë:
Gjatë vizitës në DC pata kënaqësinë të takohem me Presidentin e IRI-t(Instituti Ndërkombëtar Republikan)dhe me drejtorin për Europën Paul Mcarthy:
IRI ka rihapur zyrën në Tiranë, ky Institut ka mbështetur partinë Republikane dhe Demokratike të Shqipërisë në 1990 në organizimin politik dhe fushatat elekt0rale. Marry Catherin Andreës, Loren Crainer, John McCain, Presidneti Regan kanë qënë mbështetës të ndryshimeve politike në Shqipëri.
Personalisht kam pasur kënaqësinë që të bashkëpunoj me ta në Shqipëri dhe programe të tjera në rajon për vite me radhë.
Është shumë e rëndësishme për opozitën rivitalizimi i mardhënieve me IRI-n
🔹Gjatë forumit të IDU në DC dikutova me Kryetaren e Partisë Republikane Amerikane Ronna McDaniel dhe ish Kryetarin Robert Paduchik për bashkëpunimin ndërmjet dy partive tona si dhe mbështetjen e opozitës së dajthtë shqiptare.
🔹Neët Gingrich ish kryetari i kongresit dhe kandidat për President i SHBA është një nga fugurat më në zë Republikane, është kënaqësi e vecantë që të ishim bashkë, të takohesha me të dhe të dëgjoj vlerësimet e tij për politikën Amerikane dhe gjepolitikën në përgjithësi.