
Oficerët e Policisë Vendore Roda de Berà, Spanjë, arrestuan pasditen e të hënës, rreth orës 19:30, një 42-vjeçar me kombësi shqiptare, teksa transportonte 1440 bimë marihuanë në fazën e rritjes.
Pikërisht gjatë një prej kontrolleve të policisë që agjentët kryejnë çdo ditë në hyrje të lagjeve të ndryshme të bashkisë, pikërisht në Francaset, kanë ndaluar një furgon të dyshimtë. Individi u identifikua dhe gjatë kontrollit në mjet u konstatua se mbante një ngarkesë me 15 kuti me rreth 1440 bimë kanabis.
Nisur nga faktet, drejtuesi i mjetit është arrestuar. Agjentët kryen edhe testin tregues të bimëve dhe në reagent u mor një rezultat pozitiv për lëndë kanabis sativa.
Pasi u kryen hetimet e para policore, i arrestuari, u transferuan në zyrat e Mossos d’Esquadra në El Vendrell, për fillimin e hetimeve dhe paraqitjen e të arrestuarit para organit gjyqësor.
Këshilli Bashkiak vazhdon të investojë për të garantuar sigurinë e qytetarëve.