Dhuroi spektakël me dy gola, Ksavi i mrekulluar nga Levandovski: Bekim që e kemi te Barcelona!

Barcelona ka mundur Vajadolidin pastër 4-0, në një ndeshje pa histori, të dominuar nga fillimi në fund. Për të dytin takim radhazi, Robert Levandovski ka qenë njeriu i ndeshjes.

KSAVI

Pas dy golave javën e kaluar kundër Sociedadit, polaku ka shënuar dhe dy të tjerë dje në mbrëmje ndaj Vajadolidit.

Dhe këtë e ka bërë në sytë e Ronaldo da Limës (president i Vajadolidit), legjendës së Brazilit dhe ish-sulmues i Barcelonës në sezonin 1996-1997. Leva ka qenë një nga pikat që trajneri i Barçës, Ksavi Hernandez, ka ndarë me mediat pas ndeshjes. Ai nuk i ka kursyer përgëzimet për sulmuesin e tij.

“Që Levandovski shënon, kjo nuk është risi për mua apo për të tjerët. Unë dua të ndaj diçka tjetër me ju, dua të ndaj mënyrën se si ai luan, se si e zgjedh kohën, se si lëviz, se si e mbron topin.

Të gjitha i bën në mënyrë të shkëlqyer. Ai është një lojtar fantastik, spektakolar.

Ai është një lider i lindur. Unë dhe Barcelona jemi të bekuar që e kemi në skuadër, sepse ai është një shembull për të gjithë, një punëtor i palodhur dhe shumë modest.

Duket sikur e gjithë skuadra punon për të, por në fakt ai po punon aq shumë për skuadrën, është një lojtar që di të bëjë diferencën në fushë, komunikon me të rinjtë dhe i udhëzon”, ka thënë Ksavi.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×