Dita ndërkombëtare e grave/ Drejtori i Policisë Rrumbullaku mesazh urimi për policet femra: Gëzuar 8 Marsin!

Jgfhjfgjh

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku iu ka dërguar një mesazh urimi, inkurajimi dhe mbështetjeje, vajzave dhe grave që japin kontributin e tyre në Policinë e Shtetit, në shenjë vlerësimi për profesionalizmin dhe fisnikërinë që transmetojnë çdo ditë gjatë përmbushjes së detyrave të tyre:

“Përshëndetje!

Në cilësinë e kolegut, me të cilin bashkëndan sfidat e misionit të Policisë së Shtetit dhe si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të uroj GËZUAR 8 MARSIN!

Të inkurajoj të jesh e motivuar çdo ditë, për përmbushjen e detyrës fisnike që mban, pasi botëkuptimi, mirëqenia dhe vlerësimi yt, qëndrojnë jo vetëm në bërthamën e shoqërisë, por janë edhe parimet më të larta dhe më të pacënueshme të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit është familja jote e madhe, në të cilën gjen barazi dhe vlerësim, cilësi këto që të japin mundësinë për promovim të vlerave dhe për ecuri në karrierë.”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×