E BUJSHME/ Orë vendimtare për të ardhmen, Kristiano Ronaldo i thotë “PO” skuadrës së Serisë A (PRAPASKENAT)

Kristiano Ronaldo është shumë pranë rikthimit në Serinë A!

RONALDO

Sipas asaj që raporton e përditshmja italiane “Corriere della Sera”, ylli portugez ka dhënë dritën jeshile për një transferim te skuadra e Napolit.

5 herë fituesi i “Topit të Artë”, nuk është i lumtur te Mançester Junajtid dhe këta të fundit priten ta zëvendësojnë me sulmuesin e Napolit, Viktor Ozimhen, ku kanë ofruar 100 milionë euro për nigerianin, por klubi i kaltër kërkon 130 milionë euro.

Sipas medias italiane, 37-vjeçari luzitan mund të huazohet falas te napoletanët dhe 80-85% të pagës së tij prej 24 milionë euro neto në sezon të paguhet nga “Djajtë e kuq”.

Aktualisht me fanellën e Mançester Junajtid në Premier Ligë, Kristiano Ronaldo është aktivizuar gjithsej në 4 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar dot asnjëherë.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×