Escobar mesazh të prerë: Mali i Zi duhet të zgjidhë ngërçin politik

3163 Brnabic Eskobar Sastanak F

I dërguar special SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i ka dhënë një mesazh të qartë Malit të Zi lidhur me tensionet politike në vend.

Pas takimit të zhvilluar me kryeministrin malazez Dritan Abazoviç, Escobar ka thënë se Mali i Zi duhet të mbetet i përkushtuar ndaj rrugës euroatlantike dhe se duhet të kundërshtojë agresionin rus ndaj Ukrainës.

“Ne ndajmë pikëpamjen se Mali i Zi duhet të zgjidhë ngërçin politik në të cilin ndodhet. Duhet të mbetet i përkushtuar ndaj rrugës euroatlantike dhe të kundërshtojë qartë agresionin brutal të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Escobar.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×