Sulmuesi i Kristal Palas, Uilfrid Zaha është emri më i fundit që përflitet në merkaton e Çelsit, me 29-vjeçarin që mungoi në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij përballë Mançester Sitit.
Ka qenë vetë Zaha që i ka ndezur zërat për një transferim të tij brenda Premier Ligës me një postim në “Twitter” të cilin tifozët e kanë lidhur menjëherë më Çelsin.
“Ata nuk më besuan, por e bëri zoti. Përpjekjet nuk ndalen kurrë. Shihemi së shpejti!”, ka shkruar Zaha.
Arena e Lajmit
