Sulejman Starova mendon se meritë e formës që po tregon Tirana në start, është ndërhyrja e duhur në merkato e klubit bardheblu. Duke folur në “Skaner”, ai vuri theksin sidomos te paraqitja e Kallakut, i cili po përshtatet shumë shpejt me bardheblutë.
“Duhet t’i bëj komplimente të paktën për momentin Tiranës dhe drejtorit Osmani e të tjerëve. Blerjet kane rezultuar të suksesshme dhe afrimi i Deliut është një goditje për Tiranën. Edhe konkurrenca bën të vetën. Kallaku duket sikur ka dy vjet që është te Tirana, edhe Aleksi, ai Qefalia të cilit i uroj shërim të shpejtë por që ka zënë vendin në formacion nga një formë e mirë.
Ai edhe te Partizani ka bërë ndeshje të mira. E rrethojnë lojtarë të mirë dhe bën gjërat më mirë. kemi parë një SuperKallak në pjesën e parë”, tha Starova.
Arena e Lajmit
