Vëllai i Pol Pogbasë, Matias, së fundmi ka shokuar botën e futbollit me një deklaratë për mesfushorin francez, ku është shprehur se do të tregojë çdo sekret të tij.

Duket se ai e ka mbajtur fjalën e tij dhe është shprehur së fundmi me disa deklarata ku akuzon rëndë vëllain e tij për tradhti.
“Tani Poli e tregoi fytyrën e tij të vërtetë. Nuk ka të bëjë për para. Unë rrezikova të vdisja vetëm prej teje, ti më le vetëm dhe u hoqe si i pafajshëm. Kur të gjitha gjërat të thuhen, të gjithë do ta kuptojnë se në këtë botë nuk ka njeri më frikacak, tradhtar dhe egoist se ty”, ishin fjalët e Matias.
Gjithashtu ai foli dhe për Mbapenë, siç e përmendi në videon e parë, por nuk kishte asgjë të keqe kundër tij.
“Nuk kam asgjë negative kundër teje. Nëse po flas e kam për të mirën tënde, çdo gjë është e vërtetë. Më vjen keq për këtë vëlla, një mysliman që beson thellësisht në magji. Nuk është kurrë mirë të kesh në krah një hipokrit dhe një tradhtar”, përfundoi Matias Pogba.
Arena e Lajmit
and then