Dëmtimi i Lukakut nuk e demoralizon argjentinasin, Lautaro karikon Interin: Kokën lart dhe të shikojmë para

Lautaro Martinez ka provuar të motivojë skuadrën e tij pas sfidës së humbur në “Olimpiko” ndaj Lacios.

LAUTARO

Sulmuesi, që ka qenë e vetmja notë pozitive e mbrëmjes së zikaltërve në Romë, po shndërrohet në një nga liderët e padiskutueshëm të skuadrës me qëndrimin e tij brenda dhe jashtë fushe, dhe këtë e ka konfirmuar edhe me fjalët e fundit.

“Kokën lart, sepse kemi dhënë gjithçka. Tani duhet vetëm të mendojmë të punojmë për të korrigjuar gabimet tona dhe duhet të shikojmë para, të gjithë bashkë, sepse kemi ende shumë rrugë për të bërë”, ka qenë postimi i argjentinasit, që kërkon të transmetojë dëshirën e tij për t’u rinisur qysh në ndeshjen e nesërme ndaj Kremonezes, 90 minutat që do t’i para prijnë derbit të së shtunës, ku zikaltrit duhet të jenë gati.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×