Reali duket se ende nuk e ka mbyllur merkaton në dalje me madrilenët që janë shumë pranë prishjes së kontratës së sulmuesit Mariano Diaz.

29-vjeçari u rikthye nga Lioni te “Los Blancos” në verën e vitit 2018 ku Reali i besoi rolin e zëvendësuesit të Kristiano Ronaldos dhe numrin 7 që portugezi mbante në fanellë.
Diaz nuk i përmbushi pritshmëritë dhe duket se tashmë do të startojë një aventurë të re si lojtarë i lirë, me Realin që do të kursejë 9.5 milionë eurot që futbollisti përfitonte si pagë.
Arena e Lajmit
and then