Junajtid nuk ndalet në merkato, “Djajtë” pranë firmës me portierin e Premier Ligës

Mançester Junajtid duke se po planifikon një mbyllje të madhe të merkatos ku pas nënshkrimeve me Kasemiron dhe brazilianin tjetër Antoni që pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme, i radhës duket të jetë portieri i Njukasëllit Martin Dubravka.

Martin-Dubravka

Sipas raportimeve nga mediat angleze dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një huazim të 33-vjeçarit me Junajtid që në përfundim të sezonit duhet të paguajë 5 milionë euro për blerjen e tij përfundimtare sipas klauzolës në kontratë.

Dubravka ka këmbëngulur që Njukasëll të pranonte ofertën e “Djajve” duke i theksuar bordit të klubit se ka qenë ëndrra e tij që fëmijë të luante me Junajtid.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×