Kejlor Navas duket shumë pranë largimit nga PSG-ja për të startuar një aventurë të re në Serinë A te Napoli, me portierin që ka vendosur të largohet nga Franca, por jo me “xhepat” bosh.

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, 35-vjeçari i ka kërkuar Parisit 18 milionë euro për prishjen e kontratës me Navas që pretendon të gjithë pagën që është parashikuar në kontratën e tij me kampionët e Francës.
Në këto kushte Napoli mbetet në pritje për të parë sesi do të shkojnë negociatat mes palëve, për të mësuar më pas nëse PSG-ja do të lërë të lirë Navas për tu bashkuar me italianët.
Arena e Lajmit
and then