
Në qarkun e Shkodrës është zhvilluar mbledhja taks Foced Anti Kanabis.
Prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni i dha porosi OSEE-së për të kryer sa më shumë kontrolle për konsumin e energjisë elektrike dhe të lajmërojë policinë për ndonjë rast konstatimi.
Pjesë nga mbledhja:
Majlinda Angoni (prefekte e qarkut Shkoder): Në 2021, 102 raste të kultivimit te zbuluar 25% dhe janë referuar 111 persona, 79 autor, 46 te arrestuar, 19 ne kërkim…191 raste ne vitin 2022…krahasuar me vitin e 2021 kemi më shumë rrënjë ne vitin 2022. 80% territorit i përket Bashkisë Shkodër.
Janar-Shkurt 2023 asnjë rast.
Individ dhe grupe kriminale bëjnë përpjekje për gjetjen e rrugëve për kultivimin e bimëve narkotike për shtëpi bari përmes energjisë elektrike.
Është e nevojshme te punohet për sensibilizimin e publikut për pasojat qe sjell droga duke përfshirë edhe indiferencën e qytetareve. Bashkëpunim mes institucioneve për kontrollin e territorit. Kontrolle nga OSHEE për konsumin e energjisë elektrike me dhe pa kontrate dhe te njoftohet policia.
Ervin Hodaj (drejtor i policisë vendore Shkodër): Kemi hapa konkrete për goditjen e kultivimit dhe trafikimin e kanabisit ne mënyrë qe te mos jemi ne hartën e kuqe.
Një nga shqetësimet qe kam hasur është përdorimi i kanabisit. 30 shpërndarës ne afërsi te shkollave, mosha mesatare 22 dhe me i vogli 15. Kjo ndodh nga prania e lendeve narkotike ne vendet ku jetojmë, shitet droga ne shkolla e lokale për te nxjerre fitime. Dhe këto fitime duhen për te paguar avokatin për ti nxjerre nga burgu. Duhet te kërkojmë një zgjidhje me te mire dhe me afatgjate. Duhet te thyejmë ketë cikël qe ekziston ne qarkun tone për dhjetëra vjet. Ne 2022, 65 takime sensibilizuese, proceduar penalisht 7 inspektor pyjesh dhe 19 punonjës te OSHEE.
Kapacitet e policisë janë te afta për te përballuar luftën ndaj drogës.
Për DEA amerikane qe ka ardhur ne Shqipëri nuk kam informacion.
Kërkon një qasje te re parandalimi i kultivimit. Jemi këtu për te gjetur një zgjidhje te re duke përfshirë edhe mos kontrollin e duhur te Dukagjinit.