Përsëritet rasti te Barcelona, sulmuesi i katalanasve dhunohet dhe grabitet nga katër persona të armatosur

Futbollistët e Barcelonës duket se nuk po kalojnë një periudhë të mirë me jetën në qytet dhe rrezikun e grabitjes ku pas rastit të ditëve më parë me Robert Levandovskin, radhën e ka pasur një tjetër sulmues i katalanasve që është Pier Emerik Aubamejang.

aubamejang

Sipas raportimeve nga “The Sun”, 33-vjeçari është dhunuar dhe grabitur nga katër persona të armatosur të cilët kishin hyrë më forcë në shtëpinë e tij dhe kishin detyruar nëpërmjet goditjeve sulmuesin të hapte kasafortën e shtëpisë.

Ata kanë marrë një sasi të konsiderueshme bizhuterish dhe parash që dispononte futbollisti dhe më pas janë kapur nga kamerat e sigurisë duke u larguar me një automjet të tipit Audi A3. Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh që futbollisti grabitet në shtëpinë e tij.

LEXO EDHE:

E PABESUESHME! Hajdutët grabisin Levandovskin në dyert e klubit të Barcelonës!

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×