
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një dalje për mediat ka reaguar për shembjen e një pallati në Tiranë në kuadër të projektit për rindërtimin. Braimllar, duke akuzuar Veliajn, theksoi se pasi i ndryshoi dhe sajoi dokumentet, tre vite pas rënies së tërmetit u kujtua që pallati duhet të prishet si i pasigurt.
REAGIMI I PARTISE SE LIRISE
Përshëndetje!
Të nderuar qytetarë jemi në këtë komunikim me publikun për të denoncuar për të disatën herë dhunën dhe terrorin psikologjik që kryetari në ikje i Bashkisë së Tiranës ushtron mbi qytetarët.
Të gjithë jeni vënë në dijeni mbi ngjarjen e rëndë që ka ndodhur me banorët e njësisë administrative numër 4, ku në mes të natës, i nxori në rrugë të sëmurë, invalidë, të moshuar duke iu ndërprerë energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm, me qëllim grabitjen e pronës së tyre.
Pasi i ndryshoi dhe sajoi dokumentet, tre vite pas rënies së tërmetit u kujtua që pallati duhet të prishet si i pasigurt.
Pallati duhet të prishet pas 3 vitesh nga tërmeti, pasi Erion Veliaj tokën ku është ngritur pallati do t’ja japë ortakëve të tij me të cilët pastron lekët e krimit në Tiranë.
I njëjti skenar po përgatitet nga Erion Veliaj, në disa njësi administrative të Tiranës duke i mbajtur peng banorët me rindërtimin vetëm për një arsye të thjeshtë për të hapur sheshe ndërtimi për ortakët e tij, pasi është e qartë që Tirana është kthyer në lavatriçën e pastrimit të parave të pista, e konfimuar nga Departamenti i Shtetit, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe nga përgjimet e Ndraghetas.
Kjo është fytyra e vërtetë e Erion Velisë, i cili vetëm mashtron dhe grabit, terrorizon dhe dhunon qytetarët për interes të tij dhe ortakëve që e rrethojnë.
Ndaj qytetarët e Tiranës kanë një datë shumë të rëndësishme të cilën nuk duhet ta harrojnë.
14 maji është dita e ndëshkimit të këtij dhunuesi, grabitësi dhe mashtruesi dhe është dita që do t’a kthejë Tiranën dhe kryetarin e saj në shërbim të qytetarëve dhe jo të trafikantëve.
and then