VIDEO/ “Deja Vu” për Balotelin! Shkronja “M” e tërbon, shihni sesi sulmuesi italian është përleshur me Mançinin dhe Montelën

Mario Baloteli ka filluar sërish të nxjerrë në pah karakterin e tij prej rebeli.

Collage Maker-29-Aug-2022-12.36-PM

Në fundin e takimit ku skuadra e tij, Adana Demirspori fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Umranijespor, sulmuesi italian pati debat me tone të ashpra me trajnerin Vinçenco Montela, sa u kapën edhe me duar.

Një skenë e ngjashme ka ndodhur edhe me Roberto Mançinin, ku Baloteli ishte futbollist i Mançester Sitit dhe gjatë stërvitjes u konfrontuan me duar me ish-teknikun e Interit.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në një ndeshje miqësore ku Mançester Siti po zhvillonte në tokën amerikane ndaj Los Anxhelos Galaksi, ku Baloteli tentoi të bënte gol me finte edhe pse duhej të pasonte.

Mançini vendosi menjëherë ta zëvendësojë pas këtij veprimi në minutën e 31′ me ish-sulmuesin e Interit që filloi të shpërthente në këtë veprim të Roberto Mançinit.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×