Fiorentina dhe Napoli kanë barazuar mbrëmjen e djeshme pa gola me rezultatin 0-0 në stadiumin “Artemio Franchi” të Firences, e vlefshme për javën e 3-të të Serisë A italiane.
Momenti më i diskutuar dhe që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte kur trajneri i napolitanëve, Luçiano Spaleti u konfrontua fizikisht me një tifoz në tribunën kryesore të stadiumit “Artemio Franchi” teksa ai ofendoi teknikut italian nga mamaja.
Më pas një shishe vjen në drejtim të Spaletit dhe tifozi godet me shuplakë trajnerin e Napolit. Një video që bëri xhiron e rrjetit.
– Arena e Lajmit
