Altin Dumani kreu i ri i SPAK/ “Prokurori i pakompromis”, reagon kreu i FRD: Prokuroria e Posaçme duhet të ngrihet në nivelin që kërkon SHBA

Shehu Sali 770x416

Kryetari i FRD, Sali Shehu ka reaguar për zgjedhjen e kryetarit të ri të SPAK. Ai është shprehur se KLP ishte në monitorimin e fortë të ndërkombëtarëve dhe se sipas tij SHBA zgjodhi Altin Dumanin drejtuesin e ri.

Reagimi:

KLP dje nën monitorimin e forte të ndërkombëtarëve dhe SHBA  zgjodhi si drejtuesin e ri te SPAK prokurorin Altin Dumani i cili njihet tashme si “prokurori i pakompromis”. Ai ishte prokurori më i kuotuar në garat për drejtuesin e SPAK. Sikurse është një nga prokurorët e vetëm gjate vetingut që la “pa fjalë” edhe të dërguarin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Theo Jacobs , i cili ne fund te procesit tha: “Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje” Ne i urojmë sukses dhe punë te mbarë dhe e mbështesim në këtë mision. SPAK duhet të ngrihet ne nivelin e pritshmësisë qe kërkojnë SHBA , BE dhe gjithë populli Shqiptar!

Sali Shehu.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×