Dha spektakël me 3 gola, shihni statistikat dhe notën e Uzunit në ndeshjen e fituar me Granada

Myrto Uzuni ka treguar që në startin e këtij sezoni se do të jetë protagonist në La Liga 2 me fanellën e Granada dhe do të shtyjë këtë ekip drejt elitës së futbollit spanjoll nga e cila ra në edicionin e kaluar. Sulmuesi shqiptar shënoi sot tre gola me fanellën e kësaj skuadre, duke qenë protagonisti absolut i fitores 3-0 ndaj Vijareal B.

sdfsdfsdfdfsdf

Goli i parë ishte me aksion, ndërsa dy të tjerët me penallti një nga të cilat e fitoi vetë, me Uzunin i cili kësisoj shënoi një tripletë për herë të parë në futbollin spanjoll.

Sigurisht që për një paraqitje të tillë kishte vlerësime të jashtëzakonshme për të. Sipas statistikave të përmbledhura nga “SOFASCORE”, Uzuni meriton notën 9,3 për këtë duel, ku përveçse çoi topin në rrjetë në 3 nga 4 goditjet në portë që regjistroi për këtë sfidë, ishte i saktë edhe në pasime dhe fitoi duelet me lojtarët kundërshtarë.

WhatsApp Image 2022-08-29 at 11.23.22 PM

Arena e Lajmit

 


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×