Goli i parë si bardheblu, Kallaku: Godita shpejtë e saktë dhe u dhashë zemër të gjithëve, duhet të kishim 6 pikë

Sherif Kallaku beson se Tirana duhet të kishte gjashtë pikë. Për “Panorama Sport”, futbollisti i Tiranës pranoi se skuadra shënoi dhe luajti në mënyrë pragmatiste, ndërsa uroi që shoku i skuadrës Qefaliaj të kthehet sa më shpejt në fushën e lojës.

kallaku

“Duhet të kishim 6 pikë kemi katër. Janë dy ndeshje jashtë të cilat i kemi interpretuar më së miri. Edhe në Kukës duhet të kishim fituar, por ndaj Egnatias kemi qenë pragmatistë. Skuadra jonë ka personalitet të jashtëzakonshëm. Këtë e treguam më së miri gjatë tërë 90 minutave, edhe pse në fakt gjatë pjesës së parë sidomos Egnatia na vuri disa herë në vështirësi, por portieri ynë Bekaj ka qenë në ditë shumë të mirë dhe diti t’i ndalë rastet e pastra të vendësve”, u shpreh si fillim Kallaku.

Më pas ai shtoi: “Goli im ka ardhur me një aksion të pastër nga e majta dhe jam gjetur në vendin e duhur e në kohën e duhur. Kam goditur shpejt dhe saktë dhe u dhashë zemër të gjithëve se fitorja do të anonte nga ne. Ishte një avantazh shumë i rëndësishëm psikologjik. Ky moment thuajse i dha një përcaktim edhe fatit të mëtejshëm të lojës. Kemi qenë të qetë e të sigurt në të tria repartet. Ruajtëm përqendrimin tonë maksimalisht, me gjithë ngjarjen e rëndës të dëmtimit të shokut tonë të ekipit Klevi Qefalija. I urojmë shërim të shpejtë e rikthim në skuadër sepse ai (Klevi) është një ndër talentet më të mirë të skuadrës sonë aktualisht”, tha Kallaku.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×