Inzagi me surprizë në portë, zikaltërit me Asllanin nga minuta e parë. Si pritet të rreshtohet Interi sonte ndaj Kremonezes

Interi do të kërkojë të kthejë menjëherë faqe mbrëmjen e sotme ndaj Kremonezes dhe Simone Inzagi është i vendosur të provojë se organika e tij e pasur mund të ofrojë paraqitje shumë herë më të mira se ajo ndaj Lacios.

INTER

Me Mikhitarianin dhe Lukakun të padisponueshëm, tekniku duhet t’i nisë përgatitjet e tij nga sulmi.

Në krah të Lautaros pritet Edin Xheko, për të na dhuruar dyshen e sulmit që kemi parë shpesh sezonin e shkuar, ndërkohë që në stol, Korreas do t’i bashkohet edhe sulmuesi i ekipit të të rinjve, Valentino Karboni.

Në mesfushë, pritet të debutojë nga minuta e parë, futbollisti i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, ku do të jetë shok reparti me Çalhanoglu, i cili do të riveshë fanellën e titullarit, ashtu si Gosens e Dumfris në krahë, që do t’u bashkohen të padiskutueshmëve Barela e Brozoviç, me Kristjan Asllanin që në mungesë të ndonjë surprize, do ta nisë nga stoli.

Asnjë ndryshim ne treshen e zakonshme të mbrojtës për Inzagin, që surprizën e vërtetë pritet ta bëjë mes shtyllave.

Andre Onana do të marrë vendin e Handanoviçit, për të bërë kështu debutimin e tij në kampionat me zikaltrit.

FORMACIONI I MUNDSHËM:

INTER – (3-5-2):Onana; Shkriniar, De Vraj, Bastoni; Dumfris, Asllani, Barela, Çalhanoglu, Gosens; Xheko, Lautaro.Trajner:Simone Inzagi.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×