Lideri i ri i mesfushës së Partizanit, Rrapaj: Kërkoj më shumë, synoj një kampionat më të fortë

Arinaldo Rrapaj është kthyer në liderin e ri të mesfushës së Partizanit me lojën e tij. Por lojtari kërkon me shumë dhe siç shpjegoi për “Oversport” pas sfidës ndaj Laçit, synimi është që nëpërmjet paraqitjeve me të kuqtë, të synojë një kampionat më të fortë.

rrapaj

“Kemi bërë një ndeshje të mirë, patëm raste dhe në fund ia dolëm. Kemi besim se do të vazhdojmë edhe për ndeshjen e radhës ndaj Bylisit.

Roli në fushë? Unë njësoj, në çdo pozicion kam dhënë më të mirën. Ndjehem më mirë para mbrojtjes apo pas sulmuesit por në çdo pozicion jam munduar të jap më të mirën.

Kam parë edhe çunat që në ditët para ndeshjes japim maksimumin dhe kemi qenë të përqendruar dhe e dinim që duhej të fitonim. Patëm rastet tona dhe ia dolëm të fitonim.

Gjithmonë mundohem të jap sa më shumë, mendoj se mund të shënoj edhe më shumë se në sezonin e kaluar. Unë si çdo futbollist synoj një kampionat sa më të fortë jashtë. E di që duhet të jap gjithmonë më shumë, besoj te kualiteti im për të shkuar në një kampionat më të fortë”, tha Rrapaj.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×