Tjetër protestë nga opozita? Meta: Organizime të menduara për të sfiduar regjimin e patronazhistëve. Qeveria dhe policia do të kenë frikë nga qytetarët

Meta Ilir

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në emisionin “Kjo Javë” në News24  foli edhe për protestat opozitare. Kreu i PL tha se protestat do të jenë më të mirë-organizuara duke shtuar se  gjithmonë i kanë shërbyer vendit.

I pyetur nëse do të ketë një protestë të radhës , meta tha se nuk mund të flasë për asgjë, sepse protestat mund të jenë edhe spontane.

“Rruga e protestave do të vazhdojë, ka shumë mundësi të jenë më të organizuara. Protesta ka pasur ka dhe do të ketë. Politika ka dinamikën e saj, ritmin e saj, ka uljet e ngritjet, por qëllimi është i pandryshueshëm. përmes protestave dhe zgjedhjeve për të vendosur votën e lirë në këtë vend. Të mos kenë më frikë qytetarët, por qeveria dhe policia nga qytetarët. Opozita do të vazhdojë me organizime më të mirëmenduara për të sfiduar një regjim patronazhistët që synon të imponojë frikë terror tek qytetarët e thjeshte e të ndershëm”, tha Meta.

Gjithashtu Meta komentoi edhe projektin për Portin e Durrësit duke e cilësuar një aferë që implikon drejtpërdrejt kryeministrin e vendit.

“Porti i Durrësit një aferë shumë e qartë që implikon drejtpërdrejtë kryeministrin e vendit. Se ky vetëm një projekt strategjik nuk është të ndërtosh apartamente. Për më tepër është një grabitje e pronës publike. Rrezikon ta lerë vendin pa port, pasi porti i ri mund të kërkojë shumë para dhe shumë kohë. Kur bëhen projekte lagjesh është detyrimi për të bërë konsultim publik. Për Portin e Durrësit që është aset strategjik veprohet në këtë mënyrë. Pse nuk lëvizet në këtë drejtim nga drejtësia? Sepse ajo është e kapur nga Edi Rama.”, tha Meta.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×