VIDEO/ Uzuni merr topin në shtëpi me një tripletë, bëhet menjëherë golashënuesi i La Liga 2

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, u kthye sërish në një protagonist në La Liga 2, ku arriti të gjente sërish rrugën e rrjetës.

uzuni

Kësaj radhe, 27-vjeçari i shënoi skuadrës së Vijareal II dhe madje që në minutën e parë, duke çuar në festë tifozët në shkallët e stadiumit.

Pas një topi të shërbyer nga ana e Jorente, Uzuni i vetëm me portierin, nuk e kishte të vështirë për të shënuar dhe për të kaluar Granadën në avantazh.

Në minutën e 11’, Uzuni mori një tjetër top të bukur në zonë dhe bëri që portieri të shkaktonte një ndërhyrje të gabuar, duke fituar një penallti, të cilën e shndërroi vetë në gol një minutë më pas.

 

Në minutën e 81’, 27-vjeçari arriti të shndërronte në gol një 11-metërsh tjetër, duke kompletuar tripletën personale dhe duke marrë topin në shtëpi.

Kështu ai bëhet golashënuesi më i mirë për momentin në La Liga 2, me 4 gola të shënuar në tre ndeshje të luajtura.

uzuni la liga2

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×