EKSKLUZIVE/ “Së shpejti, në stadiumin tonë”, Gaz Demi: Partizanin e dua më të fortë, skuadra…

Gaz Demi nuk është nga ata që kënaqet lehtë me Partizanin e tij, por sfida me Laçin e ka mbajtur të mbërthyer deri në fund, duke duartrokitur lojtarët nga tribuna dhe duke i përgëzuar për fitoren dhe futbollin që luajtën. Demi kërkon një ekip sulmues dhe kjo ndodhi ndaj kurbinasve. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” pas ndeshjes, njëshi i të kuqve kërkon të mbajë gjithsesi me këmbë në tokë skuadrën, pasi është vetëm java e dytë e kampionatit. Ai nga ana tjetër kërkon një Partizan akoma më të fortë, ndërsa premton se shumë shpejt të kuqtë do t’i luajnë ndeshjet në impiantin e tyre, që po merr formë dita-ditës në zonën e Tufinës.

GAZ DEMI

President, si ju duket Partizani sot (dje)?

Po mirë them, si fillim mirë duket, por është vetëm ndeshja e dytë e kampionatit.

Paraqitja ndaj Laçit e kthen në një pretendent serioz për kampionatin…

Nuk e dimë këtë gjë, ka ende shumë kohë. Laçi është një ekip shumë i fortë, ku mendoj se luajtëm më mirë dhe u shpërblyem me fitore.

Në fund duartrokitët ekipin, kaq shumë ju pëlqeu loja?

Sa kohë kishit që nuk e shihnit një Partizan të tillë? Mua m’u bënë 10 vite tanimë, e kam parë që ka luajtur dhe më mirë dhe më keq. Por sot (dje) më pëlqeu si lojë, pasi ishte një lojë sulmuese, atë që unë kam dëshirë.

A është ky Partizani që dëshironi?

Ende jo, e dua më të fortë.

Kur do të luajë Partizani nëimpiantin e tij?

Do të luajë aty, rrini të qetë. Shumë shpejt.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×