EKSKLUZIVE/ “E prisja këtë start pozitiv timin, do të tentojmë çdo trofe”, Skuka: Golin e doja me… aksion

Xhuljano Skuka edhe një herë bëhet shpëtimtari i Partzianit, me atë penallti që e fitoi dhe e shndërroi po vetë në gol, duke i dhënë tri pikët që vlejnë kreun për të kuqtë. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” pas ndeshjes, sulmuesi shprehet se i vjen keq që nuk e realizoi golin me aksion, por gjithsesi kënaqet që në fund skuadra mori tri pikët. Për Skukën këtë sezon skuadra do të tentojë si gjithnjë për të fituar çdo trofe, por duhet që në çdo ndeshje të vazhdojnë të bëjnë mirë ato që praktikojnë çdo ditë në stërvitje. Për të, synimi është të shënojë sa më shumë gola dhe Partizani të shkojë sa më lart. Dibrani e ka gjetur dy herë rrjetën në po aq ndeshje në këtë start të kampionatit.

skuka

Fituat penalltinë, e shënuan vetë, si ndiheni?

Normale, ndjesia është e mirë. Shpresojmë që të fitojmë çdo ndeshje dhe do të ishte më mirë ta kisha shënuar me aksion golin, pasi më pëlqeu si aksion.

Dy ndeshje, dy gola, e prisnit këtë start?

Normal që e prisja, po punoj fort dhe trajneri më ka dhënë besim.

Gjashtë pikë në dy ndeshje dhe në krye, duket viti i duhur për Partizanin për të fituar trofe?

Ne do të tentojmë për çdo gjë. Nuk kemi çfarë të humbin dhe shpresoj që në çdo ndeshje të fitojmë dhe marrim tri pikët.

Partizani i këtij viti duket shumë sulmues, sa ju motivon kjo gjë?

Edhe në stërvitje çdo skemë që bëjmë është për të dalë përpara, ndaj besoj se ato që po bëjmë gjatë javës, po i realizojmë në ndeshje.

Cili është objektivi personal i Skukës?

Sa më shumë gola dhe sa më lart Partizani.

VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook