Elon Musk do të ndërtojë edhe një …qytet?!

Thumbs B C 1e6c3e973767af9ca6879c6e620dc933

Pronari i kompanive SpaceX dhe Twitter, Elon Musk, planifikon të ndërtojë qytetin e tij në një zonë në shtetin amerikan të Teksasit.

Sipas një lajmi të publikuar në Wall Street Journal (WSJ), qyteti në fjalë do të ndërtohet në Kontin Bastrop, i cili ndodhet pranë qytetit Austin.

Thuhet se qyteti, themeli i të cilit është planifikuar të hidhet në një zonë pranë objekteve të kompanive Boring dhe SpaceX, të cilat janë në ndërtim e sipër, do t’u mundësojë punonjësve të kompanive të Musk-ut të zhvnedosen në shtëpi të reja me çmime qiraje nën nivelin e tregut.

Ligji i Teksasit kërkon që të paktën 201 njerëz të jetojnë në një zonë përpara se të bëhet aplikimi që ajo të pranohet si qytet. Pas këtij procesi merret miratimi nga gjyqtari i qarkut.

Një zyrtar nga Konti Bastrop ka thënë në një deklaratë se ende nuk ka arritur asnjë aplikim nga Musk apo ndonjë subjekt që ai zotëron.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook