FOTO/ Pike e tradhtoi, ja kush janë të famshmit botëror që “admirojnë” Shakirën

Shakira është ndoshta një nga artistet femra më të gjithanshme në botë.

Kolumbiania përpos muzikës, është shumë e aftë edhe si kompozitore, kërcimtare, producente, madje dhe aktore. Shakira mbretëron tregun botëror të muzikës dhe është e njohur në të gjitha kontinentet.

Mirëpo në jetën personale nuk mund të themi së është kaq e suksesshme sa në atë profesionale.

Ndarja e saj pas 12 viteve lidhje me babain e dy fëmijëve të saj Zherard Pike, ka bërë xhiron e rrjetit këtë verë.

Pavarësisht gjithçkaje, ajo është një person dhe artiste e respektuar në mbarë botën. Shumë të famshëm e njohin dhe admirojnë talentin e saj.

Rihana

Shakira dhe Rihanna bashkëpunuan për një këngë. Rihana beson se Shakira është “gruaja më seksi në botë”. Gjithashtu, këngëtarja nga Barbados ka shfaqur hapur admirimin e saj për këngëtaren kolumbiane.

Niki Xhem

Niki Xhem dhe Shakira kanë një këngë së bashku. Në një intervistë, Niki Xhem zbuloi se këngëtarja “ka të gjithë talentin për të bërë gjithçka”.

Alehandro Sanz

Sanz dhe Shakira interpretuan një nga këngët më të nxehta të fundit të viteve 2000. Ata të dy interpretuan ‘La Tortura’.

Këngëtari spanjoll i propozoi Shakirës që të shkruanin një këngë së bashku sepse ai e admironte aftësitë e tij në të shkruar.

Maluma

Maluma është një nga yjet e reja kolumbiane dhe tashmë ka bashkëpunuar me Shakirën. Sipas Maluma, ai admiron “disiplinën dhe gatishmërinë” e Shakirës.

“Ajo ka qenë mësuese për mua,” tha Maluma.

Beyonce

Beyoncé ka bashkëpunuar me Shakirën në ‘Beautiful Liar’ dhe ajo ia kushtoi çmimin EMA Shakirës.

“Këtë çmim më duhet t’ua dedikoj të gjitha artisteve femra. Sidomos bukuroshes Shakira. Të dua.”

Adam Levin e quajti atë “të bukur” dhe “perfekte”, Nick Jonas u shpreh se ajo ishte “e shkëlqyer” dhe Kris Evans tha se ishte “spektakolare”.

Arena e Lajmit


FOTO/ Pike e tradhtoi, ja kush janë të famshmit botëror që “admirojnë” Shakirën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook