PSG është gati të transferojë dhe një tjetër lojtar e bëhet fjalë për sulmuesin spanjoll, Karlos Soler.
Siç raportojnë mediat, 25-vjeçari ka rënë dakord për t’u transferuar në Francë, me Valencian që gjithashtu ka pranuar për këtë transferim.
Klubi i njohur spanjoll do të përfitojë nga ky operacion 21 milionë euro, me Soler që pritet të zyrtarizohet shumë shpejt si lojtari më i ri i PSG-së.
Arena e Lajmit
