Kërkesa e avokatit pranohet nga gjykata, shtyhet seanca për ankimimin e grupit të Alibeajt për dy Kuvendet

Enkelejd Alibeaj

Këtë të martë u zhvillua seanca gjyqësore lidhur me ankimin e Partisë Demokratike. Në këtë seancë u kërkua regjistrimi në një vendim i dy Kuvendeve të PD, atij të korrikut dhe Kuvendit të dhjetorit.

Përfaqësuesi i PD, avokati Rezart Kthupi gjithashtu ka kërkuar t’i jepet kohë prej 2 ose 3 dit, për t’u njohur me aktet.

Ndërkohë Gjykata e Apelit Tiranë me vendim të ndërmjetëm vendosi të pranojë kërkesën dhe të shtyjë seancën. Seanca është shtyrë për në datën 22.12.2022 në orën 19:00.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×