Ngjarjet e fundit mund ta largojnë nga Spanja, sulmuesi i Barcelonës kërkon transferimin për shkak të…

Sulmi me armë në shtëpinë e Pierr-Emerik Obamejang ka ardhur në një moment kur sulmuesi i Barcelonës është ende i paqartë për të ardhmen e tij. Ndonëse trajneri Ksavi ia ka bërë të qartë klubit se e dëshiron Auban në skuadër, vetë lojtari po mendon largimin nga “Camp Nou”.

aubamejang

Mançester Junajtidi dhe Çelsi kanë shfaqur interes për sulmuesin. Sipas mediave spanjolle dhe atyre angleze, Junajtidi është gati t’i ofrojë një kontratë të majme atij, por vetë Obamejang duket se preferon Londrën dhe Çelsin.

Nëse deri dje kishte ndonjë dyshim, me ngjarjen e ndodhur në shtëpinë e tij, Auba mund ta ketë vendosur largimin nga Barcelona. Kujtojmë se nga mbyllja e merkatos kanë mbetur dhe dy ditë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook