Prapaskenat e SPAK/ Hila: Rezultati u ndikua nga telefonatat që nuk i di njeri. Xhaferaj: Ambasadorja u fut në sallë se ka parë rrezikun autokratik

Hdfghdfgjh

Analisti Dritan Hila i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me zgjedhjen e Altin Dumanit si kreu i ri i SPAK dhe procesin pas kësaj zgjedhjeje, teksa ka thënë se vëmendja mediatike e marrë nga ambasadorja në vend nuk ka qenë e nevojshme, ndërsa tha se prezenca e saj nuk ka ndikuar në rezultatin e votimeve të KLP-së për kreun e ri të SPAK.

Hila shtoi se faktori që ndikoi në rezultatin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK Altin Dumani kanë qenë telefonatat për të cilat nuk di gjë askush dhe jo presioni mediatik.

Nga ana tjetër deputeti demorkat Ferdinand Xhaferaj tha se ambasadorja Kim ka parë rrezikun autokratik, gjë që sipas tij e ka detyruar atë të futet në sallë gjatë votimit për kreun e SPAK.

“Bëhet 30-vjetori i gjykatës, në disa evente kanë shmangur njëri-tjetrin. Detyrohet ambasadorja të futet në sallë sepse kanë parë rrezikun autokratik. Po jetojmë kohë të këqija”, tha ai.

“Ne jemi mësuar me këto ndërhyrjet e ambasadës amerikane. Neve ia kemi lejuar që të jemi një ‘domain’ ku ambasadorët kanë një ndikim dhe atyre vetë fillon e iu pëlqen statusi e kamera. Unë nuk e shoh të nevojshme këtë prezencë kaq të madhe mediatike, ky presion publik nuk ka ndikuar në votim, por kanë ndikuar telefonatat që nuk i di njeri. Prezenca e ambasadës amerikane është e nevojshme për modernizimin e vendit por nuk e di sa të saktë e kanë informacionin. Unë shpresoj se këtë radhë e kanë përgatitur mirë reformën në drejtësi dhe kanë ndërruar këshilltarët dhe do ecë. Kushdo që nuk është i varur nga tenderat e qeverisë është i interesuar që kjo reformë të funksionojë”, tha ai.

Ku ka më shumë se kaq? Bëhet 30-vjetori i gjykatës, në disa evente kanë shmangur njëri-tjetrin. Detyrohet ambasadorja të futet në sallë sepse kanë parë rrezikun autokratik. Po jetojmë kohë të këqija.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook