Tjetër disfatë në kampionat! Çelsi i Tomas Tuhel, u mposht me përmbysje 2-1 nga “shenjtorët” e Sauthempton, në sfidën e vlefshme për javën e pestë të Premier Ligës angleze. Blutë e Londrës, kaluan të parët në avantazh me Stërling, në minutën e 23-të, ndërkohë që vendasit përmbysën rezultatin po në pjesën e parë, me Lavia dhe Armstrong.
Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 66-të, trajneri Tuhel hodhi në fushë edhe Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar madje “flirtoi” me golin e barazimit në minutën 82-të, teksa gjuajtja e tij me kokë u ndal nga portieri.
Me këtë humbje, Çelsi është pozicionuar në vendin e tetë me vetëm 7 pikë në 5 ndeshje, po aq sa Sauthemptoni i vendit të shtatë.
FT: SAUTHEMPTON – ÇELSI 2-1
RASTI I ARMANDO BROJËS:
45+1′ GOLI I ARMSTRONG:
Southampton 2-1 Chelsea
Goal Adam Armstrong. pic.twitter.com/hEIbJaEoWO
— Fast GøaIs. (@iF29s) August 30, 2022
28′ GOLI I LAVIAS:
23′ GOLI I STËRLING:
FORMACIONET ZYRTARE:
Arena e Lajmit
