VIDEO/ Milani ndalet nga Sasuolo, Menja bën heroin për kuqezinjtë me penalltinë e pritur

Milani i Stefano Piolit është ndalur në një barazim 0-0 me Sasuolon në transfertë.

5ab0da5640695b108d9739ba30ba03f9o2

Portieri Majk Menja bëri heroin për kuqezinjtë me penalltinë e pritur ndaj Domeinko Berardit në minutën e 23-të, me francezin që i kuptoi krahun e goditjes sulmuesit italian.

Përpjekjet e Milanit në sulm nuk rezultatuan efektive me mbrojtjen e vendasve që ndali gjithçka me kujdes dhe ja doli të fitonte një pikë në këtë përballje me kuqezinjtë.

SASUOLO 0-0 MILAN

KOMENTI LIVE:

90+8 Mbyllet sfida.

90+3 Leao provon me një goditje nga jashtë zonës e cila është qendrore dhe ndalet pa problem nga Konsilji.

89′ Ndalet loja për ti ardhur në ndihmë Florencit, i cili ka pësuar një dëmtim.

85′ Tonali provon një aksion të shpejtë për të kapur Sasuolon në befasi, ndalet me faull nga Defrel i cili ndëshkohet me karton të verdhë.

77′ Florenzi provon me një harkim drejt zonës, Teo nuk arrin ta mbërrijë me kokë.

74′ Ndalet loja pas një përplasje mes Pinamontit dhe Kjaer.

69′ Mesias jep një top të bukur për Leaon, por ky i fundit nuk arrin të godasë, duke shpërdoruar një mundësi të artë për kuqezinjtë.

65’ Leao hedh një krosim në zonë, por nuk arrihet nga Zhiru ose De Ketelare, ndërkohe që Mesias mundohet ta mbajë në lojë, por nuk ja del dot.

53′ Thorstved lëshon një gjuajtje nga distanca me të majtën, por Menja e ndal pa probleme.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Frtaezi lëshon një gjuajtje me kokë por tentativa e tij ndalet nga Menja.

40′ Zhrius i vjen një top pas një largimi të gabuar me kokë dhe tenton një goditje me të majtën, por tentativa e tij përfundon jashtë.

22’ Berardi godet nga pika e bardhë e penalltisë dhe ndalet nga Menja, i cili me një superpritje i mohon golin vendasve.

21’ Kiriakopulos lëviz bukur në zonë dhe ndalohet nga Florenzi me një ndërhyrje të parregullt. Gjyqtari akordon penallti. Edhe VAR-i e konfirmon.

12’ Leao lëshon një gjuajtje të bukur nga distanca, por tentativa e tij përfundon mbi kuadrat.

8’ Leao jep një top të bukur për Pobegan, por gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Konsili. Gjithsesi topi rikthehet te Leao, por portugezi nuk godet ashtu siç duhet.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

64564

RENDITJA:

231231

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×