
Një viktimë, dhe pesë persona kanë mbetur të plagosur nga atentati i ndodhur në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në një lokal në “Don Bosko” në kryeqytet. Dy persona kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt lokalit.
Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se të plagosur kanë mbetur: Sehat Murati, (xhaxhai i Fation Muratit) Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. E lënduar ka mbetur edhe një vajzë 10-vjeçare.
Balkanweb mëson se vajza e mitur, është mbesa e viktimës, Mimoza Paja.
Arena e Lajmit