Partizani duket se do të duhet të presë deri në momentet e fundit të kësaj dritareje transferimesh për të siguruar shërbimet e Marcelino Prekës, një nga talentet më të mëdha të Superiores.
19-vjeçari prej ditësh ka ndezur dritën jeshile për transferimin te Partizani.
Gjithçka ka ngecur në marrëveshjen mes klubeve, me presidentin e Bylisit, Besnik Kapllanaj, që po reziston vazhdimisht për ta lëshuar talentin e tij.
Prej dy ditësh, dy klubet kanë arritur akordin për shifrën e 60 mijë eurove, me Bylisin që mban rreth 20% të kartonit, por është e paqartë përse marrëveshja nuk finalizohet.
Sot në mesnatë mbyllet merkatoja dhe koha po kthehet në një armik.
Prekaj te Partizani është projektuar titullar.
Ai zëvendëson largimin e bujshëm të Egzon Belicës, i cili ende nuk e ka gjetur nj klub të ri.
Arena e Lajmit
