
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor sa i takon udhëtimeve me charter të kryeministrit Edi Rama.
Ishte nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ai tha bëri me dije se është depozituar një kërkesë me firmën e 35 deputetëve demokratë në Kuvend.
“Lajmi tjetër është kërkesa jonë për ngritjen e komisionit hetimor për charterat, shpenzimet marramendëse, milionëshe të Kryeministrit. Falë kontributit të gjithë deputetëve të PD është depozituar me 35 firma, që e bën të detyrueshëm ngritjen e këtij komisioni. Shpresoj që Kuvendi si ka vepruar deri tani si pengues të heqë dorë nga pengesa e të ngrejë menjëherë komisionin hetimor.”, theksoi Boçi.
Arena e Lajmit