Nisja e punimeve për Teatrin e ri, Rama: Prefekti i ‘Koncert në vitin 36’ ishte në radhën e parë, grupi i çingijeve vazhdon…

Rama Flet

Kryeministri Edi Rama ironizoi sot opozitën që ka kundërshtuar prishjen e Teatrit Kombëtar. Në ditën e nisjes së punimeve për Teatrin e ri ai tha se opozita është njësoj me çingijet në filmin “Koncert në vitin 36’.

“Unë nuk merrem me ftesa, unë jam i ftuar vetë. Lajmi i mirë është që në aktivitetin e sotëm Prefekti i “Koncert në vitin 36” ishte në radhën e parë duke shijuar aktivitetin. Kurse grupi i çingijeve të “Koncert në vitin 36”, vazhdon. Iu kam thënë në 110 vjet ka një hije që e ndjek Shqipërinë nga pas në forma nga më të ndryshmet dhe një nga format është forma e çingijeve e vitit 1936”, tha Rama.

“Në fund zgjidhet dhe misteri i madh a ka kullë a nuk ka kullë mbi teatër. Do ndërtohet apo jo kullë në sheshin e teatrit. Sot Ky është teatri, ky është sheshi, kështu që të gjitha ato shpifje për të mërzitur komunitetin i përkasin të shkuarës. Ajo që do të mbetet do të jetë vepra.

Do isha shumë i lumtur sikur të isha bashkë me Ndrenikën dhe Tinka Kurtin për të hapur dyert. Këta të rinjtë do ta gëzojnë, nuk janë gjenerata ime dhe e Bertit e Tinkës”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×