Numra të çmendur për portierin e Milanit/ Majk Menja, një magnet për penalltitë

Në pritje që De Ketelare të shpërtheje përfundimisht dhe pse jo edhe ingranazhet të nisin të funksionojnë siç duhet te ky Milan, garancia e kampionëve të Italisë në fuqi quhet Majk Menja.

MENJA 1

Portieri francez ishte vërtet magjik ndaj Berardit në sfidën e mbrëmjes së djeshme, duke i mohuar golin nga 11 metrat.

Kjo ishte penalltia e tij e dytë që pret për ngjyrat kuqezi (e para ishte sezonin e kaluar në Champions, përballë Liverpulit), por akoma më shumë se kaq, statistikat thonë se Menja priti të 12 nga 29 (41 për qind të tyre) që ka parë t’i goditen kundra deri në këtë pjesë të karrierës së tij.

Madje, edhe përpara kësaj ndeshjeje, në një intervistë për rrjetin “DAZN”, gardiani kuqezi kishte shprehur se ai nuk mendonte që të punonte vetëm në stërvitje, por analizonte dhe studionte me shumë kujdes edhe sulmuesit kundërshtarë.

Dhe nëse Menja e konfirmoi atë që tha, ndoshta ai që duhej të kishte qenë më i vëmendshëm duhej të kishte qenë Berardi, që të ndërronte ndoshta mënyrë goditjeje, për të nxjerrë jashtë trajektoreje portierin “magjik” të Milanit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×