Pesë të plagosur dhe një viktimë pas të shtënave me armë në Tiranë, gazetari jep detaje: Janë sekuestruar kamerat të sigurisë

Tirane1

Të shtëna me armë u raportuan këtë të diel në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku pesë persona u plagosën dhe një grua humbi jetën. Mësohet Mimoza Paja rreth 60 vjeçe, banakiere e lokalit, është vrarë gabimisht.

Gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb se janë sekuestruar kamera të sigurisë.

“Pesë persona kanë mbetur të plagosur dhe raportohet edhe për një viktimë. Dyshohet se viktimë është një grua. Grupi hetimor ke sekuestruar të gjithë kamerat e sigurisë dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja ka pasur edhe qytetarë që kanë qenë duke lëvizur në zonë. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e plota të ngjarjes. Personat që kanë kryer këtë ngjarje mund të kenë qëlluar me armë jashtë lokalit”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook